Mbrëmë janë zhvilluar tetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Kampioni aktual i NBA-s ka pësuar humbje të papritur, madje me një diferencë prej 13 pikësh.
Denver Nuggets triumfoi në ndeshjen që e dominoi kundër Cleveland Cavaliers me rezultat 126:113.
LeBron James pati një natë për t’u harruar pasi që nuk arriti të realizon asnjë pikë nga gjuajtjet e lira përkundër faktit se kishte shënuar 18 pikë nga loja. Kyrie Irving ishte më i miri te Cavs në saje të 33 pikëve, transmeton Telegrafi.
Gary Harris ishte më i dalluari te Denver me 21 pikë, ndërsa Wilson Chandler shtoi 18 sosh.
Denver ka shënuar fitoren e 34 dhe 37 humbje ndërsa Cavaliers ka bilanc prej 46 triumfeve dhe 24 humbjeve. /Telegrafi/
Rezultatet tjera:
Charlotte Hornets 109:102 Orlando Magic
https://www.youtube.com/watch?v=fj2quYARJDU
Indiana Pacers 100:109 Boston Celtics
Washington Wizards 104:100 Atlanta Hawks
Philadelphia 76ers 97:122 Oklahoma City Thunders
Detroit Pistons 95:117 Chicago Bulls
Milwakee Bucks 116:98 Sacramento Kings
https://www.youtube.com/watch?v=W0ew5XwWnHs
New York Knicks 101:108 Utah Jazz
https://www.youtube.com/watch?v=PY5W4tG4Q_4