Falë një trepikëshi të vonshëm të Kyrie Irving, Cleveland Cavaliers janë shpallur kampionë të NBA.
Edhe pse ishin në disavantazh prej 2-0 dhe pastaj 3-1 gjatë serisë së ndeshjeve finale përballë Golden State Warriors, Cavaliers regjistruan tri fitore radhazi duke përfshirë edhe triumfin prej 93-89 në ndeshjen e shtatë finale në Oracle Arena në Oakland, të dielën mbrëma.
Ky është titulli i parë i NBA në histori të kësaj skuadre dhe titulli i parë i madh sportiv në qytetin e Clevelandit që nga triumfi i Browns në Kampionatin NFL në vitin e largët 1964.
Duke mposhtur Golden State, ata u bënë ekipi i parë që rikthehet nga disavantazhi prej 3-1 në finalet e NBA dhe që e fiton kampionatin.
LeBron James shënoi 27 pikë, dhuroi 10 asistime dhe 11 kërcime, vodhi dy pasime dhe bllokoi tri gjuajtje. Ndërsa Irving shënoi 26 pikë. /Telegrafi/