Telegrafi

Cavaliers një hap pran finales së madhe (Video)

Cleveland në Konferencën Lindore dhe Goldenn State Warriors në Konferencën Perëndimore janë shumë pran finales së madhe të ligës më të fortë të basketbollit, NBA.

Pa emocione të mëdha dhe pa histori për t’u mbajtur mend u zhvillua ndeshja e pestë e serisë finale mes Clevelandit Cavaliers dhe Toronto Raprtors.

Cavaliers triumfuan me rezultat të thellë prej 116:78 dhe tanimë i duhet vetëm edhe një fitore për të arritur në finalen e madhe pasi që Cavs kanë tre fitore kundrejt dy humbjeve, transmeton Telegrafi.

Basketbollisti më efikas te vendasit ishin Kevin Love me 25 pikë, 2 kërcime dhe 2 asistime.
LeBron James takimin e mbylli me 23 pikë, 6 kërcime e 8 asistime ndërsa Kyrie Irving shënoi 23 pikë, 3 kërcime e 3 asistime.

Në anën tjetër, më i dalluari ishte argjentinasi Luis Scola me 25 pikë të shënuara.

Vlen të ceket se ndeshja e ardhshme do të luhet në Toronto dhe në rast të fitores së Cleveland, atëherë gjithçka përfundon në Lindje, në rast të kundërt do të duhet të zhvillohet edhe ndeshja e shtatë. /Telegrafi/