Site icon Telegrafi

Cavaliers marrin fitore të madhe në udhëtim te Bulls, Lakers triumfon ndaj Pelicans

Janë zhvilluar ndeshjet e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku nuk kanë munguar rezultatet befasuese, por edhe ndeshjet spektakolare.

Cleveland Cavaliers ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Chicago Bulls me rezultat 117:139.

Donovan Mitchell ka qenë fantastik në këtë sfidë me 28 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Jarrent Allen që shtoi 25 pikë të tjera, derisa shtoi edhe 17 asistime.

Fitore të madhe ka marrë edhe La Lakers që ka triumfuar ndaj New Orleans Pelicans me 21 pikë diferencë 136:115. /Telegrafi/

Rezultatet:

Indiana – Houston 115:102

Orlando – Toronto 113:114

Atlanta – Milwaukee 121:127

New York – Golden State 102:114

Chicago – Cleveland 117:139

Minnesota – Philadelphia 126:112

San Antonio – Brooklyn 127:113

Phoenix – LA Clippers 119:117

LA Lakers – New Orleans 136:115

Exit mobile version