Mbrëmë janë luajtur dy ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Nënkampioni i NBA-së, Cleveland Cavaliers ka siguruar një biletë për në gjysmëfinale të serisë së ‘paly-off’ të Konferencës Lindore.
Kalorësit kanë triumfuar edhe në takimin e katërt kundër Toronto Raptors, ku kësaj radhe rezultati në semafor tregonte shifrat 128-93.
https://youtu.be/QaeX6cF0LzA?t=11
Për asnjë moment Cavs nuk i dhanë mundësi kundërshtarit që t’ia vë në dyshim fitoren e radhës duke fituar në çdo periudhë të lojës.
Edhe një paraqitje e jashtëzakonshme e LeBron James, i cili arriti të realizonte “double-double” prej 29 pikëve dhe 11 asistimeve. “Mbreti” u ndihmua edhe nga Kevin Love, i cili shtoi 23 pikë.
Në anën tjetër te kanadezët e Raptors më i miri në parket ishin C.J. Miles dhe DeMar DeRozan, ku secili shënoi nga 13 pikë.
Në gjysmëfinale Cavaliers do të takohen me fituesin e serisë mes Boston Celtics dhe Philadelphia 76ers.
Këto dy të fundit u takuan mbrëmë në ballafaqimin e tyre të katërt, ku keltët u treguan më të suksesshëm dhe triumfuan me rezultat 103-92.
Aktualisht Celtics ka tre fitore dhe i nevojitet edhe një triumf për të siguruar një biletë për në gjysmëfinalen e Konferencës Lindore, ndërsa 76ers kanë fituar vetëm një ballafaqim me Bostonin. /Telegrafi/
https://youtu.be/N0CNdaGgsFA?t=11