Telegrafi

Cavaliers dhe Golden State regjistrojnë fitoret e radhës në NBA (Video)

Mbrëmë janë zhvilluar shtatë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Kampioni dhe nënkampioni i NBA-së kanë shënuar fitoret e radhës për të përforcuar pozitat e tyre në tabelë.

Gjersa Cleveland Cavaliers triumfoi kundër Milwaukee Bucks me rezultat 102-95, Golden State Warriors mposhti Philadelphia 76ers 119-108, transmeton Telegrafi.

LeBron James shkëlqeu te Cavs duke regjistruar ‘double-double’ në saje të 24 pikëve dhe dhjetë kërcimeve ndërsa u ndihmua edhe nga Kyrie Irving që shënoi një pikë më tepër se James. Malcom Grondon ishte më i miri te Bucks duke shënuar 20 pikë.

Kevin Durant ishte më i miri te Golden State me 27 pikë ndërsa Stephen Curry, megjithëse, nuk shënoi asnjë treshe në 11 përpjekje, realizoi 19 pikë. Te 76ers më i miri ishte Dario Saric me 21 pikë.

Pas kësaj, Calvaliers ka 41 fitore dhe 17 humbje ndërsa Golden State regjistroi fitoren e 50 sezonale kundrejt nëntë humbjeve. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:
New York 91-92 Toronto

Boston 98-114 Atlanta

Dallas 96-89 Miami

Houston 108-117 Indiana


Sacramento 88-102 Minnesota