Mbrëmë janë zhvilluar shtatë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Kampioni dhe nënkampioni i NBA-së kanë shënuar fitoret e radhës për të përforcuar pozitat e tyre në tabelë.
Gjersa Cleveland Cavaliers triumfoi kundër Milwaukee Bucks me rezultat 102-95, Golden State Warriors mposhti Philadelphia 76ers 119-108, transmeton Telegrafi.
LeBron James shkëlqeu te Cavs duke regjistruar ‘double-double’ në saje të 24 pikëve dhe dhjetë kërcimeve ndërsa u ndihmua edhe nga Kyrie Irving që shënoi një pikë më tepër se James. Malcom Grondon ishte më i miri te Bucks duke shënuar 20 pikë.
Kevin Durant ishte më i miri te Golden State me 27 pikë ndërsa Stephen Curry, megjithëse, nuk shënoi asnjë treshe në 11 përpjekje, realizoi 19 pikë. Te 76ers më i miri ishte Dario Saric me 21 pikë.
Pas kësaj, Calvaliers ka 41 fitore dhe 17 humbje ndërsa Golden State regjistroi fitoren e 50 sezonale kundrejt nëntë humbjeve. /Telegrafi/
Rezultatet tjera:
New York 91-92 Toronto
https://www.youtube.com/watch?v=pUywN0VlUws
Boston 98-114 Atlanta
https://www.youtube.com/watch?v=t68b7hUimcQ
Dallas 96-89 Miami
https://www.youtube.com/watch?v=MmCQwfpJ7-U
Houston 108-117 Indiana
https://www.youtube.com/watch?v=KBbnb4I-oRM
Sacramento 88-102 Minnesota
https://www.youtube.com/watch?v=HYZPpw9wHXs