Telegrafi

Cavaliers arrijnë edhe një fitore, James realizon 27 pikë

Në orët e para të ditës së sotme janë luajtur nëntë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit të botë.

Nënkampioni i NBA-së, Cleveland Cavaliers kanë arritur të triumfojnë edhe ndaj skuadrës New Orleans Pelicans me rezultat 107-102.

Pjesa e parë u takoi pelikanëve në saje të një diference prej dhjetë pikëve, por kalorësit arritën të përmbysin rezultatin dhe në fund të triumfojnë.

LeBron James te Cavs arriti të bëj “double-double” në saje të 27 pikëve dhe 11 kërcimeve ndërsa Jordan Clarkson shtoi 23 pikë.

Te vendasit më i miri ishte Jrue Hloiday me 25 pikë, por të cilat nuk e ndihmuan skuadrën të pësoj humbje.

Pas kësaj, Cavaliers ka bilanc prej 46 fitoreve dhe 30 humbjeve ndërsa për Pelicans kjo ishte humbja e 33-të kundrejt 43 fitoreve.

Ndryshe, Cavs në takimin e radhës do të takohen me Dallas Mavericks ndërsa New Orleans ballafaqohen me Oklahoma City Thunder. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Orlando 82-90 Chicago

Atlanta 91-101 Philadelphia

Houston 104-103 Phoenix

Oklahoma 125-126 Denver

Dallas 92-93 Minnesota

L.A Lakers 122-124 Milawaukee

Portland 105-96 l.A. Clippers

Utah 107-97 Memphis