Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, nëpërmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar për vizitën e Vuçiqit në Kosovë.
“Si të ilustrohet më qartë karakteri shtetrrënues i institucioneve të Kosovës se siç ndodhi këtë fundjavë?
Dy presidentë, ajo e zarfit dhe ai i shantazhit, e një kabinet i tërë qeveritar të ngazëllyer mburren njëri pas tjetrit me humbjen e mbi 8000 hektarëve territor. Të lehtësuar tani, kur morën mbështetje nga një grup joprofesional ndërkombëtar, pas një ekskursioni të tij dy javor në Kosovë.
Në anën tjetër, qeveria e Kosovës, e përfaqësuar denjësisht nga një zëvendëskryeministër e dy ministra, në veri të vendit, ia garantoi sot ndër të tjera Serbisë Trepçën e Ujmanin.
Në emër të tyre foli hiq më pak se kryeministri i Serbisë, bashkëmendimtari i Sheshelit, Aleksandër Vuqiç”, ka shkruar ai. /Telegrafi/