Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, ka thënë dialogu me Serbinë ka gjasë që të kalojë në nivel presidentësh.
“Është paralajmëruar ndryshim i formatit të dialogut me Serbinë. Tanimë me shumë gjasë ai do të kalojë në nivel presidentësh.
Gjithçka është në gjendje të bëjë Thaçi vetëm e vetëm që Gjykata Speciale të jetë e mëshirshme me të. Pra, ashtu qysh e bëri normalizimin me Daçiqin, tash po e synon pajtimin me Nikoliqin.
Ai nuk heziton të premtojë se do ta bosnjëzojë Kosovën, ta bëjë atë që s’i eci Mustafës me ‘Zajednicën’. Ta ndalësh Thaçin dhe ta ndalësh Serbinë tashmë nuk janë dy gjëra të ndryshme”,ka shkruar Çaushi në llogarinë e tij në Facebook.