Telegrafi

Çaushi: Pushteti përsërit shpifjen, ne të vërtetën

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, ka reaguar ndaj dy deklaratave të pushtetarëve, ministrit të Jashtëm Enver Hoxhaj, dhe kryeministrit Isa Mustafa.

I pari sipas Çaushit, ka thënë se “Gjendja në terren nuk ndryshohet, por mund te ketë diskutime… Zëri i ekspertëve duhet të jetë ai që bind qytetarët”.

Ndërkaq Mustafa ka deklaruar, sipas nënkryetarit të VV-së, se nuk ka parë ende asnjë dokument që dëshmon humbjen e territorit.

Postimi i plotë i Çaushit në facebook:

“Gjendja në terren nuk ndryshohet, por mund te ketë diskutime”

“Zëri i ekspertëve duhet të jetë ai që bind qytetarët”

Të dy citimet i takojnë ministrit të jashtëm të Kosovës Enver Hoxhaj në emisionin e sontëm Rubikon.

Ndërsa Isa Mustafa thotë që nuk ka parë ende ndonjë dokument që dëshmon humbjen e territorit.

Hipokrizia në këto citime tregon më së miri arrogancën dhe ligësinë e këtij pushtetit.

Por derisa kjo është mënyra e tyre e veprimit, pra shpif dhe përsërite shpifjen, nuk na mbetet tjetër përpos të themi dhe të përsërisim të vërtetën.

Pas më shumë se 10 muajsh, nuk ka ende as edhe një ekspert të vetëm që pajtohet me marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi.

As edhe një dokument valid që e legjitimon atë.

Përkundrazi, të gjithë kanë koncensus të plotë që Kosova me këtë marrëveshje humb mbi 8200 hektarë territor!