Telegrafi

Çaushi: Prioritet i kemi shkollat, çerdhet dhe shtëpitë e shëndetit multietnike (Video)

Kandidatja për kryetare të Komunës së Mitrovicës së Veriut, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Gonxhe Çaushi, ka thënë se ka në plan të investojë në shkolla, çerdhe, auto – ambulanca, shtëpi të shëndetit, si kusht për ta rritur mirëqenien në ato pjesë.

Ajo në emisionin “Debat D” në RTV Dukagjini, ka thënë se nxënësit dhe qytetarët në përgjithësi kanë nevojë për kushte dhe infastrukturë më të mirë në atë anë.

“Si pikë e prioriteteve të mija do të jetë ndërtim i shkollave, çerdheve multietnike, sepse kemi probleme të kësaj natyre në atë anë”, ka shtuar Çaushi. /Telegrafi/