Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se megjithëse një mur u rrënua, të martën pritet të ndërtohet një tjetër.
Ai tha se VV ka kërkuar dy interpelanca për kreun e ekzekutivit, njëra është për sigurinë në veri, ndërsa tjetra për sigurimet shëndetësore.
Çaushi tha se marrëveshja e 2015-së mundëson bllokimin dhe qasjen veri-jug.
Nënkryetari i VV-së foli edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për të cilin tha se është antikushtetuese. /Telegrafi/