Deputeti nga Grupi i deputetëve të pavarur, Driton Çaushi në seancën e Kuvendit të Kosovës ka hedhur kritika në drejtim të Agjencisë së Ushqimit dhe të Veterinarisë për mos realizimin e detyrave.
Çaushi tha se është i papranueshëm pasiviteti i organeve shtetërore lidhur me sigurinë e ushqimit në Kosovë.
Ai duke folur për skandalin e importit të mishit, vuri dyshime në bashkëpunimin e AUV-it me biznese në dëm të qytetarëve.
Sipas tij, duke marrë parasysh sasinë e mishit që importohet në Kosovë dhe kontrollin që i bëhet, atëherë siguria e qytetarëve është në rrezik.
Sipas tij, hapi i parë në këtë drejtim duhet të jetë shkarkimi i kryeshefit të agjencisë. /Telegrafi/
Foto: Arkiv