Site icon Telegrafi

Cattrall: Sarah nuk je as familja e as mikja ime, nuk kam nevojë për ngushëllimet tua

(Foto: Getty Images)

Kim Cattrall i ka refuzuar ngushëllimet e Sarah Jessica Parker për vdekjen e vëllait dhe e ka quajtur atë mizore.

Dy aktoret e “Sex and the City” kanë pasur raporte të tensionuara në vitet e fundit, ndërsa aktorja që e ka portretizuar ‘Samanthan’ ka vendosur t’i ndërpresë të gjitha lidhjet me kolegen e saj.

(Foto: Getty Images)
Lexo po ashtu Ka ndërruar jetë vëllai i Kim Cattrall

Ajo e ka bërë një postim në Instagram duke thënë qartë: “Nuk më duhet dashuria as mbështetja jote Sarah Jessica Parker në këtë periudhë tragjike”.

“Nëna ime më pyeti sot: ‘Kur do të të lërë të qetë ajo Sarah Jessica Parker, ajo hipokrite’. Kontakti yt i vazhdueshëm është një kujtim i dhimbshëm për atë se sa mizore ke qenë atëherë dhe sot”.

“Ta bëj këtë shumë të qartë (nëse nuk e kam bërë akoma). Ti nuk je familja ime. Ti nuk je mikja ime”.

(Foto: Getty Images)

“Prandaj po të shkruaj të të them për herë të fundit që të mos e shfrytëzosh tragjedinë tonë, në mënyrë që të rikthesh imazhin tënd prej ‘personit të mirë’, ka shkruar Cattrall.

Postimit të saj ia ka bashkëngjitur një lajm nga Neë York Post me titull “Brenda kulturës së vajzave të këqija që e shkatërruan ‘Sex and the City'”. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)
Exit mobile version