Site icon Telegrafi

Catriona Gray shpallet “Miss Universe 2018”

Gjatë mbrëmjes së kaluar është mbajtur ngjarja vjetore e më të bukurës së planetit tokë.

Bangkoku ishte nikoqir i “Miss Universe 2018”, ku u përzgjodh edhe bukuroshja e vitit.

Për gruan më të bukur të universit të vitit që po lëmë pas nesh u zgjodh Miss Filipine, Catriona Gray.

Bukuroshja 24-vjeçare u lind në Queensland nga një baba australian dhe nënë filipine.

Ajo ka më shumë se gjysmë milioni njerëz që e ndjekin në Instagram dhe njihet si një prezantuese televizive dhe modele.

Në vendin e dytë u rendit Miss Afrika e Jugut, Tamaryn Green u zgjodh si dhe e treta u shpall Miss Venezuela, Sthefany Gutierrez.

Lexo po ashtu Trejsi Sejdini defilon me fustanin kuqezi në "Miss Universe 2018"

Ndryshe, Trejsi Sejdini ka përfaqësuar Shqipërinë në këtë ngjarje madhore të bukurisë. /Telegrafi/

Exit mobile version