Sa herë bie shi në kryeqytet uji vërshon edhe objekti i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës.
Është bërë përditshmëri që reshjet e shiut, si pasojë e rrjetit jo funksional të kanalizimeve atmosferike, të shkaktojnë bllokim rrugësh dhe përmbytje në lagje të ndryshme të kryeqytetit.
Mirëpo, nga shiu nuk po përmbyten vetëm rrugët e Prishtinës, por edhe objektet të ndryshme të institucioneve, raporton Telegrafi.
Pamjet që do të shihni më poshtë, të siguruara nga Telegrafi, gjatë reshjeve të shiut sot, nuk janë nga platoja mbi “Kurriz”, por brenda ambienteve në hollin dhe korridoret e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës, çatia e të cilit nuk e prte shiun. /Telegrafi/