Site icon Telegrafi

Catherine Ashton: BE duhet ta shpërblejë Maqedoninë e Veriut

“BE-ja duhet ta shpërblejë Maqedoninë e Veriut për shkak të Marrëveshjes së Prespës, e cila ishte mjaft e vështirë për t’u arritur”.

Këtë në Beograd e ka thënë ish-përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Catherine Ashton, e cila shtoi se pikërisht në këtë është vlera e BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“E di se doni perspektivë të qartë evropiane dhe kornizë kohore. Në sundimin e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit, duhet të punoni për shkak të juve dhe unë jam e bindur se e ardhmja juaj është në BE dhe unë mezi e pres këtë ditë”, tha Ashton në panelin e sotëm të Forumit për Siguri në Beograd, me titull “Zgjidhje të qëndrueshme për Ballkanin Perëndimor”.

Siç njoftojnë nga AIM, shumica e pjesëmarrësve në panel e kanë ftuar BE-në të mos e shtyjë vendimin për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke thënë se kjo shtyrje do të përçojë mesazh për gjithë Ballkanin Perëndimor./Telegrafi/

Exit mobile version