Telegrafi

Cate Blanchett kryeson jurinë e Festivalit të 71-të të Kanës

Cate Blanchett do të kryesojë jurinë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë, i cili do të mbahet nga 8 deri më 19 maj.

Kështu së paku kanë njoftuar organizatorët, të cilët kanë përzgjedhur aktoren australiane për të qenë në krye të jurisë së 71-të profesionale të filmit.

Blanchett është fituese e dy çmimeve Oscar dhe është e angazhuar në luftën për të drejtat e grave dhe është një nga udhëheqësit në luftën kundër ngacmimeve seksuale.

Aktorja e famshme është gruaja e 12-të që kryeson jurinë e festivalit të famshëm dhe e pason regjisorin Pedro Almodovar, i cili vitin e kaluar e ka kryer me sukses këtë detyrë të dhënë prej shtetit francez.

Me kolegët e saj dhe me gratë e fuqishme të industrisë së filmit, ajo krijoi Fondacionin “Time’s Up”, i cili merret me problemet e ngacmimit seksual dhe abuzimit me gratë.

Theksojmë se 48-vjeçarja ka fituar edhe tre çmime “Golden Globe Awards”, po aq “BAFTA Awards”, gjashtë “AACTA Awards”, si dhe tri ” Screen Actors Guild Awards”.

Ndryshe, Blanchett do të mund ta shohim në pesë filmave hollivudian që janë post-produksion, të tillë si, “How to Train Your Dragon 3″, Valka”, “The Jungle Book”, “The House with a Clock in its Walls”, “Ocean’s 8″dhe “Where’d You Go, Bernadette”.

Kujtojmë se Te Ocean’s 8 do të mund ta shohim edhe aktorin shqiptar që po bën karrierë hollivudiane, Marko Cakën. /Telegrafi/