Cate Blanchett konsiderohet si një ndër aktoret më me stil në botën e Hollywood-it.
Ajo është përfshirë në një diskutim për të drejtat e grave dhe paragjykimeve seksuale që u bëhen në audicionet filmike.
Bota e industrisë së filmave së fundi është tronditur me rrëfimet e aktoreve, të tilla, si Angelina Jolie dhe Gwyneth Paltrow, të cilët kanë treguar për ngacmimet seksuale që u ka bërë regjisori dhe aktori, Harvey Weinstein.
“Heroina e vërteta për mua janë ato gra që janë vetvetja. Ato për të cilat pamja e jashtme është e rëndësishme për faktin se imazhi i tyre nuk është ai që janë në të vërtetë, por vetëm një zgjatim i asaj çfarë kanë brenda vetes”, ka thënë Blanchett.
Fituesja e Oscarit ka kritikuar ashpër ata që fajësojnë gratë se krijojnë situata të vështira shkaku i veshjeve provokuese.
“Çdo mashkull i fuqishëm financiarisht mendon se është e drejta të kërcënojë, abuzojë apo sulmoje seksualisht çdo grua që takon. Çdo femre i pëlqen të jetë seksi, por kjo s’do të thotë se do të bëjë seks me ty”, ka përfunduar Blanchett.
Ndryshe, 48-vjeçarja australiane është duke punuar në projekte të reja filmike, të cilat do t’i shohim gjatë vitit të ardhshëm në ekranet e mëdha të kinemave. /Telegrafi/