Telegrafi

Castro paralajmëron largimin e tij nga posti i kryetarit

"Obligimi im moral është që të mos mbajë funksionet e mia dhe t’i pengoj më pak njerëzve të rinj. Por obligimi im është që të kontribuoj me përvojën dhe idetë, vlera modeste e të cilave rrjedh nga periudha e jashtëzakonshme kohore në të cilën kam jetuar”, thuhet në këtë letër.

Në fund të letrës paralajmërohet se Castro nuk do të kthehet në vendin e kryetarit, por do të vazhdojë të merr pjesë në jetën politike në rolin e një burrështetasi të spikatur, i cili këshillon qeverinë kur bëhet fjalë për çështje madhore.