Telegrafi

Castro në vend të Castros

Pensionimi i detyruar i Fidel Castros, 81-vjeçar, nuk dha vend për ndryshime në Kubë, pasi që edhe vëllai i tij Raul, 76-vjeçar, është po ashtu ndjekës i devotshëm i filozofisë komuniste.

Në fjalimin e tij, Raul ka thënë se Fidel do të mbetet kryekomandant i këtij vendi, përkundër faktit se ai nuk do të jetë më në krye të vendit, dhe ka premtuar se do të konsultohet me të për të gjitha vendimet e rëndësishme që kanë të bëjnë me Kubën. /Telegrafi/