Telegrafi

Castillejo do të largohet nga Milani, drejt rikthimit në La Liga

Samuel Castillejo. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Samu Castillejo nuk ka arritur të përshtatet me futbollin italian.

Anësori spanjoll iu bashkua Milanit vitin e kaluar nga Villareal, por pa arritur të lë gjurmë në San Siro.

24-vjeçari këtë edicion ka luajtur shumë pak dhe nuk është aspak i kënaqur me situatën e tij.

Mediat italiane kanë paralajmëruar se Castillejo do të largohet në janar nga Milani.

Lexo po ashtu Elliott Management: Milani nuk është në shitje

E ardhmja e sulmuesit anësor pritet të jetë përsëri në futbollin spanjoll.

Është ish-skuadra e tij Villarreal që ka shprehur interesim për huazimin e tij me të drejtë blerje.

Villarreal është gati të ofrojë tre milionë euro për huazimin e lojtarit dhe 15 milionë euro të tjera për blerjen përfundimtare. /Telegrafi/