Site icon Telegrafi

Castillejo refuzon gjigantin italian

Samu Castillejo këmbëngul se lidhjet e tij me Napolin “janë vetëm zëra”, pasi shpreson të vazhdoj kontratën me nëndetësen e verdhë.

Raportet e medieve në muajin e kaluar sugjeruan se Napoli po përgatiste një ofertë prej 20 milionë euro për Castillejon.

Por, futbollisti i kombëtares spanjolle U-21 ka bërë të qartë se nuk ka asgjë të vërtetë rreth këtyre spekulimeve.

Lexo po ashtu Rashicën e do me çdo kusht gjiganti italian

“Këto janë vetëm zëra”, ka thënë fillimisht Castillejo për gazetën Marca.

“Jam i përqendruar te puna ime dhe i lumtur që jam këtu”, përcjell Telegrafi.

“Kam dëgjuar disa zëra për disa javë, por jam i lumtur këtu dhe shpresoj të ripërtërij kontratën time”, përfundoi mesfushori spanjoll. /Telegrafi/

Exit mobile version