Telegrafi

Castellazi: Krenar që jam nerazzur

“Para së gjithash, dua të falënderoj Interin. Unë jam shumë krenar që jam nerazzur. Mezi pres të filloj punën dhe ta vë veten në shërbim të Rafa Benitezit. Ndjej kënaqësi të madhe”, theksoi portieri i 34-vjeçar për Inter Channel.

Ai shtoi se do të luftojë me çdo mjet për pozitën si portier i parë i Interit edhe pse e di se ka punë me një nga portierët më të mirë në botë, Julio Cesar. /Telegrafi/