Cassie është një robot me vetëm dy këmbë, që me sukses ka vrapuar pesë kilometra me vetëm një mbushje të baterisë, dhe atë me ndihmën e mësimit mekanik dhe inteligjencës artificiale.
E sipas hulumtuesve në Universitetin e Oregonit në SHBA, ky është një hap para avancimit të teknologjisë dhe një kapitull i ri në fushën e robotikës, transmeton Telegrafi.
Kjo makineri shërben si mjet transporti për një kompani të shpërndarjes së porosive – Agility Robotics Digit, e mbahet mend për lëvizjet e tij interesante nëpër shkallë gjatë muajit të kaluar.
Inxhinierët e Universitetit të Oregonit kanë arritur që Cassie përmes simulatorit t’i mundësojnë ngjitjen dhe zbritjen e shkallëve, pa pasur nevojë për kamerë apo sensorë LIDAR.
Tani inxhinierët nga i njëjti ekip kanë arritur ta trajnojnë që Cassie të vrapojë duke përdorur algoritme. Sipas anëtarëve të këtij ekipi, kjo i ka mundësuar Cassie që pa ndihmën e askujt të vihet në lëvizje – duke ruajtur baraspeshimin gjatë vrapimit.
Aftësinë e Cassie në vrapim e kanë testuar inxhinierët në një garë pesë kilometërshe që e ka përfunduar për 43 minuta e 49 sekonda. Ka zgjatur paksa më shumë, pasi që gjashtë minuta kanë kaluar duke u marrë me disa probleme teknike. /Telegrafi/