Ish-lojtari i Milanit, Antonio Cassano ka komentuar paraqitjet e fundit të sulmuesit anësori portugez Rafael Leao.
Cassano ka vazhduar të godasë Leaon shkaku i paraqitjeve të tij, duke përdorur edhe fjalë të papërshtatshme kundrejt tij.
“E përsëris, Leao nuk ka k**e. Është e lehtë të thuhet pas Superkupës së Italisë, por të shtunën (kundër Cagliarit 1-1 ), ai luajti tmerrësisht”.
“Edhe Conceicao do ta kuptojë se ai është një pra****cë totale. Ai fiton 8 milionë euro, nuk pason dhe nuk shënon shumë”.
“Le të jetë reper, ai e bën më mirë”, ka thënë Cassano për Striscia la Notizia.
Ndryshe, Leao ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 6 asistime në 24 ndeshje këtë sezon për Milanin. /Telegrafi/