Antonio Cassano kur luante te Real Madridi, kishte rënë ‘viktimë’ e një prej sponsorëve të Real Madridit sa ishte në Spanjë.
Nutella ishte një nga sponsorët e Real Madridit, ndërsa lojtarëve iu dhuronte nga pesë kilogram në muaj, ku Cassano nga konsumimi i saj pa kontroll kishte shtuar 14 kilogram.
“Kur arrita në Real Madrid, humba 12 kg menjëherë”, tregon italiani në një bisedë me Christian Vierin, Fabio Cannavaro dhe disa të tjerët.
“Pastaj arriti Cannavaro dhe i ktheva përsëri. Një nga sponsorët në Real Madrid ishte Nutella, dhe çdo muaj ata na jepnin pesë kilogramë”.
“Kur [Fabio] Capello ishte në krye unë shënova dy gola në dy ndeshje dhe u ndjeva sikur isha mbreti i botës”.
“Ai më zëvendësoi në pjesën e parë kundër Lyonit dhe unë kisha një zënkë me të, por ai është një person që e dua vërtet”.
“Ai më nxori nga ekipi dhe unë shtova 14 kg për shtatë muaj. Po haja Nutella direkt nga kavanozi. Me lugë”, tregoi italiani.
Cassano luajti 29 herë për Real Madridin, duke shënuar katër gola, para se të kthehej në Itali te Sampdoria. /Telegrafi/