Site icon Telegrafi

Cassano sulmon sërish Juventusin dhe Allegrin: Janë për turp, nuk gjuajtën asnjëherë në portë ndaj Veronës

Juventusi është në vendin e katërt në kampionatin italian, me dhjetë pikë më pak se lideri Napoli, duke marr pesë fitore radhazi, por kjo nuk i ka bërë përshtypje Antonio Cassanos.

Në ndeshjen e fundit në kampionat, ata mundën Veronën, e cila ishte më e mirë në pjesën më të madhe të ndeshjes.

Goli vendimtar u shënua nga Moise Keane në minutën e 60-të, pasi gjuajtja e tij u devijua nga Pawel Dawidowicz i Veronës dhe mashtroi portierin Lorenzo Motip.

Ndonëse ajo fitore ishte e pesta radhazi në Serie A për Juventusin, ish-reprezentuesi italian Antonio Cassano nuk është aspak i impresionuar me paraqitjen e skuadrës së drejtuar nga Massimiliano Allegri.

“Tmerri vazhdon. Juventusi i neveritshëm, një fitore kundër Veronës pa asnjë goditje në portë. Një turp i madh dhe trajneri i Juventusit është i lumtur. Nuk mund ta imagjinoja Juventusin të luante kundër një ekipi nga fundi i tabelës për 90 minuta pa asnjë goditje në portë”, ka thënë Cassano.

Juventusi ka vazhduar ngjitjen në renditje dhe tani janë shumë afër Milanit dhe Lazios me dy pikë më pak, ndërsa Napoli është dhjetë pikë para tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version