Ish-reprezentuesi italian, Antonio Cassano e përshkruan Juventusin si një “rrëmujë”, duke shtuar se ata fituan me fat ndaj Spezias.
Max Allegri u kthye për të drejtuar Juventusin, por Cassano beson se trajneri duket se është ‘i hutuar’ pasi rikthimit në “Allianz Stadium”.
Ish sulmuesi i Barit, Romës, Real Madridit, Sampdorias, Milanit, Interit dhe Parmës foli për fillimin e Bianconerëve në BoboTV dhe theksoi se Zonjës së Vjetër i mungojnë kampionët.
“Juventus luajti një ndeshje të turpshme. Spezia e vuri Juventusin nën presion, nëse do të kishte shënuar për 3-1, do të kishte përfunduar ndeshja dhe ata janë një ekip me vlerë 50 herë më pak në krahasim me lojtarët e Allegrit”.
“Nuk e kuptoj se si luan Juve, kjo më shqetëson shumë. Ata fituan, por do të luftojnë për të përfunduar mes katër të parëve nëse vazhdojnë kështu”.
“Ata janë ekipi më i pajisur dhe sot janë 10 pikë prapa, luajnë keq, janë pasivë, vuajnë shumë”.
Former #Italy international Antonio Cassano describes #Juventus as ‘a mess’ and points at the lack of champions in the side. ‘Luckily they won against #Spezia’. https://t.co/6z7v124aLp#SerieA #Cassano #Allegri #SerieATIM #SpeziaJuventus
— Football Italia (@footballitalia) September 24, 2021
“Nuk ka ide, atyre u mungon personaliteti. Më parë ishin kampionët që fituan ndeshjet: [Cristiano] Ronaldo shënoi 100 gola në tre vjet, [Gonzalo] Higuain shënoi shumë, [Paulo] Dybala bëri gjëra të mëdha”.
“Tani, ata janë një ekip i hutuar, një rrëmujë dhe me fat fituan kundër Spezia”, ka thënë Cassano. /Telegrafi/