Telegrafi

Cassano: Ronaldo mendon vetëm për golat dhe rekordet e tij, një fillestar si Pirlo nuk mund ta menaxhojë atë

(Foto: Twitter/JuventusFC)

Ish-futbollisti i Milanit dhe Interit, Antonio Cassano, ka drejtuar një tjetër kritikë të ashpër në adresë të Juventusit dhe Cristiano Ronaldos.

Superylli i Zonjës së Vjetër dhe bashkëlojtarët e tij janë në një moment krize pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe zbehjes së gjasave për ta fituar titullin e dhjetë radhazi në Serie A.

Ronaldo i ka shënuar 29 gola në të gjitha garat këtë sezon, por Cassano beson se prania e tij ka ndikim negativ në pjesën tjetër të skuadrës.

(Foto: Instagram/andreapirlo21)

“Nëse e shitni Ronaldon, atëherë i keni në dispozicion 100 milionë euro për të blerë disa top-lojtarë. Nuk mund të kesh një trajner që dëshiron të luajë futboll me Cristiano Ronaldon”.

Lexo po ashtu Vetëm pesë lojtarë të Juves janë të paprekshëm, në këtë listë nuk bëjnë pjesë Ronaldo dhe Dybala

“Ai e frenon (Andrea) Pirlon. Cristiano mendon vetëm për golat dhe rekordet e tij”, ka deklaruar Cassano për Bobo TV.

“Nëse jeni president dhe dëshironi të filloni një cikël të ri, nuk mund t’ia jepni përgjegjësinë një trajneri fillestar që ta trajnojë dikë si Ronaldo”, ka shtuar ish-futbollisti italian. /Telegrafi/