Site icon Telegrafi

Cassano merr ofertë të bëhet këngëtar

Antonio Cassano u pensionua nga futbolli këtë javë, mirëpo ai menjëherë ka marrë një ofertë për t’u bërë kapiten i ekipit kombëtar të këndimit të Italisë.

Sulmuesi nënshkroi për Hellas Veronan, mirëpo vendosi të tërhiqej vetëm dy javë para fillimit të përgatitjeve parasezonale.

Lexo po ashtu Zyrtare: Cassano pensionohet përfundimisht nga futbolli (Foto)

“I nderuar Antonio. Talenti yt i madh nuk është vënë kurrë në dyshim, madje ka të tillë në Itali që thonë se askush nuk mund ta arrijë cilësinë tënde në fushë”.

“U pensionove, kjo është për të ardhur keq… por, unë e kam pasur një ide. E di se të pëlqen muzika, prandaj pse nuk e incizojmë një këngë bashkë, në këtë mënyrë mund të bëhesh kapiteni i ekipit tonë, Këngëtarëve të Kombëtares Italiane?”.

“Pastaj mund të luash futboll deri kur të mbushësh 70 vjet!”, ka shkruar këngëtari legjendar, Gianni Morandi, në Facebook.

Këngëtarët e ekipit kombëtar zhvillojnë disa ndeshje çdo vit për të grumbulluar fonde për bamirësi. /Telegrafi/

Exit mobile version