Hellas Verona është kthyer në elitën e futbollit italian pas një viti qëndrim në Serie B.
Lojtari i tyre kryesor në sulm ishte Giampaolo Pazzini në këtë udhëtim aspak të mirë për klubin që pas disa sezoneve të mira në Serie A u detyrua të largohet pas paraqitjeve të dobëta në sezonin 2015/2016.
Transferimi i fundit i këtij klubi të njohur italian pritet të jetë veterani Antonio Cassano.
Sulmuesi i njohur italian ka zhvilluar disa sezone së bashku me bashkëlojtarin e tij të ri tani te Verona, Giampaolo Pazzini.
Ata luajtën te Sampdoria ku arritën ta dërgojnë skuadrën edhe në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e Veronës pritet ta formojë një treshe të frikshme në sulm. Cassano-Pazzini-Cerci, pasi edhe ky i fundit ka nënshkruar me klubin veronez.
Ish- lojtari i Torinos dhe Milanit është prezantuar sot, pas një periudhe jo të mirë të kaluar te Atletico Madridi. /Telegrafi/