Telegrafi

Cassano ‘kërcënohet’ me largim

Cassano u fishkëllye nga fansat gjatë barazimit të djeshëm ndaj Barit, gjeste të cilat mund ta bëjnë atë të largohet.

“Kam dëgjuar ofendime dhe ofshama nga turma. Nëse nuk jam i mirëpritur këtu, atëherë mund shkoj pa ndonjë problem. E kam bërë këtë në Roma dhe Real Madrid, dhe nuk do të ngurroja ta bëj përsëri. Ne jemi në pozitën e dytë me Juventusin, Interi është një hap përpara dhe sinqerisht është në ligën e vet”, ka thënë Cassano./Telegrafi/