Telegrafi

Cassano: Interi nuk ka vdekur

Nerazzurrët kanë dështuar të gjejnë formën më të mirë në javët e fundit, dhe kanë rënë në vendin e pestë të tabelës së Serie A, 12 pikë prapa Juventusit. Megjithatë Cassano është optimist.

“Çdokush mendon se Interi është i vdekur dhe i djegur, por ne jemi vetëm tre pikë larg vendeve që dërgojnë në Ligën e Kampionëve, jemi në 32 ekipet më të mira të Europa League dhe ende kemi ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Italisë – ne mund të arrijmë në finale”.

“Milani na ka zënë? Kjo do të thotë se ata kanë luajtur keq në fillim, por askush nuk e ka përmendur këtë, derisa tash çdokush thotë se Interi po vuan. Por hej, kjo është në rregull. E pranoj, më pëlqen kjo situatë”, ka thënë Cassano për Sky Sport Italia. /Telegrafi/