Telegrafi

Cassano: Dyshoj se do të kisha bërë dallimin

Shumica e fajësojnë Marcello Lippin për eliminimin e kampionit në fuqi të botës që në rundin e parë të Botërorit, pasi ai nuk zgjodhi Cassanon dhe sulmuesin e Interit, Mario Balotelli për këtë garë.

“Nuk e di nëse gjërat do të shkonin më ndryshe në Kupën e Botës po të isha unë në fushë. E di se absolutisht nuk ka arsye për të nxitur kundërthënie tash”, ka thënë Cassano për revistën Chi. /Telegrafi/