Telegrafi

Casper Ruud kalon në finale të Roland Garros, mposhti kroatin Marin Cilic

Tenisti norvegjez Casper Ruud (ATP nr. 8) kaloi në finalen e Roland Garros pasi mposhti kroatin Marin Cilic (ATP nr. 23) në gjysmëfinale sonte.

Pas tre orësh lojë, norvegjezi ishte 3:1 dhe në sete ishte 3:6, 6:4, 6:2, 6:2.

Ruud do të luajë në finalen e Roland Garros kundër spanjollit Rafael Nadal (ATP nr. 5).

Ai sot kaloi në finale pasi Alexander Zverev u dorëzu për shkak të lëndimit.

Finalja zhvillohet të dielën. /Telegrafi/