Telegrafi

Çasja në Facebook, së shpejti përmes gjurmëve të gishtërinjëve

Mirëpo, kjo teknologji ka gjetur zbatim edhe diku tjetër. Një hotel po përdor teknologjinë e njejtë për t’i mundësuar përdoruesve të vet të kyçen automatikisht në profilet e tyre të Facebook.

Kompania  e cila është pronare e hotelit dëshiron të instaloj teknologjinë e ekraneve të ndjeshme në prekje nëpër hotel, ku përdoruesit e Facebook do të prezentohen me një numër opsionesh që do të paraqiten në profilet e tyre.

Mysafirët e hotelit do të mund t’i çasen llogarive të tyre në mënyrë të shpejtë, vetëm duke vendosur gishtin në sensorin biometrik.

Ky shërbim është i dobishëm për hotelin dhe shumë i përshtatshëm për kilentët e tij.

Pasi të jeni çasur në llogarinë tuaj, ju mund të shkrepni një foto, të rifreskoni vend-ndodhjen tuaj apo te flisni për ngjarjen në hotel që po merrni pjesë për momentin.

Sistemi i ri pritet të lansohet vitin që po vjen. /Telegrafi/