Telegrafi

Casillas zgjedh formacionin me lojtarët më të mirë me të cilët ka luajtur te Reali (Foto)

Real Madrid v Atletico de Madrid - UEFA Champions League Final

Iker Casillas është një prej legjendave të Real Madridit, ndërsa me këtë fanellë ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm.

Portieri spanjoll që tani mbron ngjyrat e Portos, ka ruajtur atë të mbretërve për 17 vite.

Ai në këtë kohë ka ftuar pesë tituj të Spanjës dhe tri herë Ligën e Kmapionëve.

Ai ka zgjedhur formacionin më të mirë me lojtarët që ka luajtur. Në portë është gjermani Bodo Illgner që ka mbrojtur për gjashtë vite te Reali.

Mbrojtja përbëhet prej Salgados, Hierros, Ramosit dhe Roberto Carlos.

Në mesfushë janë Zidane, Figo e Redondo.

Sulmi përbehet nga Fenomeni Ronaldo, Raul Gonzales e Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/