Ish-ylli i Real Madridit dhe tani portieri i Portos, Iker Casillas ka barazuar rekordin e Ryan Giggs të Manchester Unitedit sa i përket numrit të paraqitjeve në fazën grupore të Ligës së kampionëve.
Porto me fitore 5-0 kundër Leicesterit ka kaluar në fazën e ardhshme dhe kështu ka thyer rekordin e uellsianit.
Portieri 35-vjeçar në 1/16 e finales së ligës elitare evropiane për klube është për të 17 herë në karrierën duke barazuar rekordin e mëparshëm të Ryan Giggsit, transmeton telegrafi
Gjatë 18 kampionateve sa u paraqit në fushë, vetëm një herë nuk arriti të kalojë grupin (vitin e kaluar me Porton).
Pas Casillasit dhe Giggsit në vendin e tretë ndodhet Paul Scholes me 16 paraqitje në fazën eliminuese.
Andres Iniesta dhe Xabi Alonso kanë 14 paraqitje ndërsa Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Arjen Robben me 13 sosh.
Për më tepër, triumfi ndaj Leicesterit e kanë bërë që Casillas të jetë lojtari me më së shumti fitore në Ligën e Kampionëve. Casillas ka 97 fitore duke lënë pas Xavi Hernandezin me 96 sosh. /Telegrafi/
Más victorias en #ChampionsLeague
97 Iker Casillas
96 Xavi
86 Cristiano Ronaldo
81 Raul Gonzalez
80 Ryan Giggs
74 Iniesta#HalaMadrid— Real Madrid Universe (@universe_madrid) December 7, 2016