Telegrafi

Casillas shpreson që lëndimi të mos jetë serioz

 Casillasit iu desh të largohej nga fusha pas 17 minutave lojë për shkak të një lëndimi që e morri në dorë dhe do sot do t’i bëj ekzaminimet mjekësore për ta mësuar kohëzgjatjen e lëndimit.

“Menjëherë e kuptova që diçka nuk është në rregull. Kam pak dhimbje. Doktori pa diçka që nuk i pëlqeu dhe tash duhet të presim që t’i bëjmë testet relevante për ta kuptuar se sa serioz është lëndimi. Por, shpresoj të mos jetë shumë serioz”.

“Është vetëm gishti i madh i dorës dhe fakti që lëndimi nuk është në kyçin e dorës, është shumë mirë për mua. Do të mundohem të kthehem sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë Casillas./Telegrafi/