Telegrafi

Casillas: Reali është shtëpia ime

“Nuk ka absolutisht asgjë nga Unitedi ose ndonjë skuadër tjetër. As agjenti im e as Real Madridi nuk më kanë thënë asgjë për ndonjë ofertë dhe askush nuk më ka telefonuar. Të gjitha janë spekulime, gjëra që ndodhin gjatë afateve kalimtare”.

“Unë kam kontratë me Madridin deri në vitin 2017 dhe dëshiroj ta respektoj atë. Të gjithë e dinë se unë jam një ‘madridist’ dhe jam gjithmonë 100 për qind me klubin. Unë i jam bashkuar Realit si i ri dhe këtu është shtëpia ime”, ka thënë Casillas.