Telegrafi

Casillas: Reali është klub në tranzicion

Pas barazimit 1-1 kundër Lyonit, Casillas ka reaguar për t’iu kujtuar fansave se klubi është në tranzicion.

“Është një klub i ri këtë sezon, pas eliminimit nga Kupa nga Alcorcon, kjo është po ashtu e vështirë, por ne nuk do të bëjnë arsyetime. Ne kemi pasur shumë shpresa dhe është vështirë të përballojmë këtë”.

“E vërteta është se ne jemi një klub i ri këtë sezon dhe shpresoj se fansat e Madrid do ta kuptojnë. Iu kërkoj falje për sjelljen e ekipit. Tash duhet të rikuperohemi. Ajo që është e qartë është se këto gjëra duhet të na ndihmojnë neve të ecim përpara”, ka thënë Casillas./Telegrafi/