Telegrafi

Casillas reagon pas sulmit të tifozëve të Bastias ndaj lojtarëve të Lyonit (Foto)

Ndeshja mes Bestias dhe Lyonit ishte parashikuar të jetë një ndeshje e qetë dhe normale si të gjitha tjerat në Ligue 1.

Por, kjo nuk doli të jetë kështu pasi tifozët vendas sulmuan lojtarët e Lyonit gjatë përgatitjes së tyre në fillim të takimit.

Lexo po ashtu Pamjet tronditëse: Tifozët e Bastias sulmojnë lojtarët e Lyonit para ndeshjes në stadium (Foto/Video)

Ndaj këtij incidenti reagoi edhe portieri i Portos, Iker Casillas, i cili nëpërmjet një postimi në Twitter tha:

“Futbolli po na ikë nga duart, e dhimbshme”.

Javën e kaluar tifozët e Lyonit ishin të përfshirë në një përleshje të madhe me ata të Besiktasit në ndeshjen e Ligës së Evropës. /Telegrafi/