Telegrafi

Casillas, portieri më i mirë në botë

Kapiteni i Real Madridit në fund të këtij viti ishte në kryetitujt e gazetave pasi ishte lënë në pankinë nga Jose Mourinho në disfatën prej 3-2 ndaj Malagas në La Rosaleda.

Sidoqoftë, Casillas ka arritur të mposhtë të gjithë, duke përfshirë Petr Cech, Victor Valdes, Gianluigi Buffonin dhe Manuel Neuerin, për t’u shpallur më i miri në botë.

Casillas gjatë vitit 2012 fitoi La Ligën me Real Madridin dhe Kampionatin Evropian me Spanjën. /Telegrafi/