Iker Casillas i është ofruar Napolit, pohon një raport mbi stacionin zyrtar të klubit pasi skuadra italiane po e konsideron situatën e Pepe Reinas.
Sipas Radio Kiss Kiss Napoli këtë pasdite, portieri spanjoll, Casillas, u propozua nga përfaqësuesit dhe ndërmjetësit e tij te Napoli.
Deri më tani nuk ka pasur përgjigje në lidhje me ish-gardianin e Real Madridit, kontrata e të cilit me Porton skadon në fund të këtij muaji.
Casillas sapo ka mbushur 36 vjeç dhe një nga arsyet që erdhën deri te fjalët rreth largimit të Reinës ishte mosha e tij, pasi ai mbushi 35 vjet në gusht, kështu që nëse shkohet për dikë që është edhe më i vjetër do të ishte një veprim i çuditshëm.
Megjithatë, Casillas është një emër i madh, teksa në këtë sezon spanjolli mbajti plot 23 herë portën e paprekur në 43 ndeshje konkurruese për Porton. /Telegrafi/