Telegrafi

Casillas nuk flet me Xabin dhe Arbeloan qe disa muaj

Të dy ish-lojtarët e Liverpoolit e kanë mbështetur publikisht trajnerin e larguar Jose Mourinho, i cili e la portierin spanjoll në bankën rezervë në pjesën e dytë të sezonit që lamë pas.

32-vjeçari nuk ka folur me mbrojtësin spanjoll qe gjashtë muaj, madje e ka injoruar atë kur është përpjekur që të sqarohet para kapitenit.

Në të njëjtën situatë gjendet edhe mesfushori 31-vjeçar, me të cilin Casillas nuk komunikon qe pesë muaj. /Telegrafi/