Site icon Telegrafi

Casillas: Nuk e kisha guximin të ballafaqohesha me Mourinhon

Portieri i Portoit, Iker Casillas, pranon se i vjen keq që nuk është përballur me trajnerin e Manchester Unitedit, Jose Mourinho, kur së bashku ishin pjesë e Real Madridit.

Portugezi nuk besonte në cilësitë e spanjollit dhe e kishe larguar nga ekipi madrilen.

“Ardhja e Mourinhos ishte për të konkurruar me Barcelonën, ka pasur momente të tensionit të madh.

“Ne filluam ta shihnim se puna e tij nuk na pëlqente, ishim në një pikë me të cilin nuk identifikoheshim. Dhe kjo duket se ka motivuar një reagim nga Barcelona”.

“Në një nivel personal marrëdhëniet u prekën nga sezoni i parë deri në vitin e tretë, ku ka pasur shumë njerëz që filluan të përziejnë marrëdhënien tonë. Kjo nuk ishte e mirë për atë apo për mua, as për Real Madridin”.

Lexo po ashtu Vinicus Jr barazon rekordin e Casillasit në Ligën e Kampionëve

“Unë mendoj se nëse mund të kthehesha në kohë, do të merrja guximin të ballafaqohesha me Mourinhon. Në atë moment unë zgjodha të heshtja dhe mendova se rruga më e mirë për të nderuar vlerat e Real Madridit”, tha portieri.

Ndryshe, 37-vjeçari ishte pjesë e Los Blncos gjatë periudhës 1999-2015, ku ka pasur 510 paraqitje për kampionët aktual evropian. /Telegrafi/

Exit mobile version