Telegrafi

Casillas nuk do të luajë më për Realin, ai është i Portos

Në një kumtesë të lëshuar nga klubi mbretëror thuhet se nuk do ta ketë më në dispozicion portierin më të mirë që ka pasur ndonjëherë.

Portierit legjendar spanjoll i është kushtuar një shkrim i gjatë përplot me lëvdata për të arritur e tij me Los Blancos dhe me Spanjën.

Njëherësh, atij i numërohen trofetë e shumtë që ka fituar si në nivel klubesh, ashtu edhe në nivel përfaqësuesesh – mes tjerash pesë tituj të La Ligas, dy të Kupës së Mbretit, tre të Ligës së Kampionëve; dy Kampionate Evropiane dhe një Kupë të Botës.

Casillas deri më tani që nga fëmijëria ka mbrojtur vetëm portën e Real Madridit. /Telegrafi/