Telegrafi

Casillas mendon se porta është pika e dobët e Anglisë

Casillas mendon se portierët si ai i Portsmouth, David James, dhe ai i West Ham United, Robert Green, janë pikat më të dobëta të kombëtares së Anglisë.

“Lionel Messi dhe Xavi kanë thënë se Anglia ka shanse për të fituar Kupën Botërore, por situata me portierët e tyre është një problem i vërtetë”.

“Asnjëri prej portierëve nuk ka luajtur madje as në nivel të Kupave Evropiane dhe, nëse nuk keni luajtur kurrë në një garë të rëndësishme, do ta keni të vështirë të performoni mirë në nivel ndërkombëtar kur ka edhe më shumë pritje nga ju”, ka thënë Casillas. /Telegrafi/